Shiko kush e mbron rektorin Gashi qe s'lejojn shkarkimin e tij nga UP



Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë për rekomandimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Universitetin e Prishtinës. Partia Demokratike e Kosovës kërkoi pauzë 15 minutëshe, siç u tha, për t’u përpjekur që të harmonizohen qëndrimet. Kërkesa e PDK-së nuk u pranua nga LDK-ja, Vetëvendosja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo bëri që PDK dhe AKR ta bojkotojnë seancën, duke pamundësuar krijimin e kuorumit prej 61 deputetëve në sallë. Aty mbetën vetëm 52 deputetë.

Rekomandimet e LDK-së kanë qenë që Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të japin dorëheqje dhe t’i shërbejnë procesit të normalizimit në Universitetin e Prishtinës, t’i kërkohet përgjegjësi ministrit dhe MASHT për mospërcjelljen me kohë të trendëve në UP-së, Qeveria të heqë dorë nga kontrolli i paligjshëm që ka vënë mbi Universitet, organet kompetente, duke përfshirë edhe prokurorinë, të kërkojnë përgjegjësi dhe t’i vënë para drejtësisë pjesëmarrësit në veprimet e kundërligjshme të UP-së dhe të respektohet Statuti i UP-së për zgjedhjen dhe gradimin e stafit akademik dhe të revokohen zgjedhjet dhe gradimet e pamerituara dhe në kundërshtim me procedurat ligjore.